Rubla ruse bie në nivelin më të ulët kundrejt euros në pesë vitet e fundit

Valuta ruse ka arritur një minimum pesëvjeçar ndaj euros, në momentin kur ka filluar rritja e rasteve të infektimit me virusin COVID-19 dhe rreziqet gjeopolitike që rëndojnë mbi pasuritë e Rusisë.

Sipas medieve ruse, vlera e rublës është më e dobëta që nga janari i vitit 2016.

Po ashtu, rubla u zhvlerësua dhe ndaj dollarit amerikan, që është më e dobëta prej muajit mars 2020, kur çmimet e naftës u ndikuan nga kërkesa për të.

Ecuria e dobët e monedhës ruse vazhdon që nga java e kaluar, kur tregjet ishin në avantazh.

Oreksi për rublën ruse ka rënë pas protestave anti-qeveritare në Bjellorusinë fqinje dhe helmimit të udhëheqësit të opozitës ruse Aleksei Navalny.

Të dyja ngjarjet rrisin mundësitë për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë.

Kremlini rënien e rublës e atribuoi me paqëndrueshmërinë së tregut dhe shprehu besimin se do të ketë rimëkëmbje të saj.

Ngjarja paraprake

Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 në një shkollë në Ersekë

Ngjarja e ardhëshme

Na shkriu zemrat të gjithëve! Beyonce bën një gjest fisnik ndaj fanses së sëmurë me kancer

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian