Rrugët “Vera Jociq” dhe “Georgi Dimitrov” nesër pa ujë

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Përdoruesit e rrugës “Vera Jociq” dhe një pjese e rrugës “Gjorgji Dimitrov” në Komunën e Kisella Vodës do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë nesër nga ora 9 e mëngjesit.

Siç është njoftuar nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja është për shkak të lidhjes së një rrjeti të ri të furnizimit me ujë në rrugën “Vera Jociq”, kryqëzimi me rrugën “Todor Panica” në vendbanimin Kisella Vodë.

Përdoruesit do të jenë pa ujë deri në fund të ndërhyrjes. mb/

Ngjarja paraprake

Pendarovski-SPGPM: Mbështetje e nismës që sulmet e gazetaravë të trajtohen si vepra penale

Ngjarja e ardhëshme

Ecowas pritet t’i heq sanksionet ndaj Malit

të fundit nga