Rrugët e Kajros të ndriçuara me fenerë në vigjilje të Ramazanit

Rrugët në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, janë zbukuruar me fenerë, zbukurime shumëngjyrëshe dhe drita me rastin e muajit të Ramazanit që do të fillojë javën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Fenerët e Ramazanit”, një nga simbolet më të rëndësishme të muajit të Ramazanit në vend, kanë zbukuruar ballkonet e shtëpive dhe rrugët edhe këtë vit.

Pavarësisht nga efektet negative të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në ekonomi dhe rritjes së çmimeve, interesi për fenerët e Ramazanit ka qenë i lartë.

Në kryeqytet aktualisht po tërheq vëmendjen gjallëria në pazaret historike dhe sheshet e mëdha ku shiten fenerë të Ramazanit të formave dhe llojeve të ndryshme, të cilat blihen nga njerëz të grupmoshave të ndryshme.

Fëmijët veçanërisht preferojnë fenerë që punojnë me bateri dhe luajnë muzikë tradicionale egjiptiane kur luhaten.

Krahas fenerëve, rrugët e Kajros dhe vitrinat e dyqaneve janë gjallëruar edhe me zbukurime shumëngjyrëshe dhe ndriçime të ndryshme.



. .

Ngjarja paraprake

Imunizimi, Filipçe: Mbi 300 mijë vaksina pritën në prill

Ngjarja e ardhëshme

Shikoni këto qarqe dhe zbuloni nëse jeni nën stres

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian