Rruga “Qafë Thanë-Elbasan” do të bëhet me katër korsi

Autoriteti Rrugor Shqiptarë pritet të hapë këtë muaj garën për ndërtimin e kilometrave të parë të zgjerimit të rrugës Elbasan–Qafë Thanë.

Fondi i vënë në dispozicion për 8 km do të jetë 3 mld lekë. Kjo rrugë e fillimisht u tha se do të behët me tre korsi, por kreu I autoritetit rrugorë thotë se planet janë të zgjerohet me 4 korsi. Sipas Evis Berberit, qëllimi është që të ndërhyhet një herë e mirë, për të përballuar fluksin e automjeteve dhe më pas fokusi të jetë për mirëmbajtje, pasi kemi të bëjmë me portën hyrëse të lindjes.

Duke u ndalur tek asket problematike rrugore, kreu i ARRSH u ndal edhe tek rruga e re që do të ndërtohet drejt aeroportit. Sipas tij në fund të muajit korrik dot ë jetë gati degëzimi nga rruga Kashar-Rinas drejt ish repartit ushtarak. Bëhet fjalë për një segment të shkurtër gati 300 metra me një fond prej 250 mijë euro.

Aktualisht, rruga Kashar-Rinas ka një mbingarkesë së qarkullimit të automjeteve për shkak edhe të sezonit turistik, çka e bën të nevojshme ndërtimin e një projekti konkretë për t’i paraprirë zgjerimit të mëtejshëm të këtij fluksi në të ardhmen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Nikollovski: Qeveria e paaftë po i kushton qytetarëve, jo zgjedhjet e parakohshme

Story i radhës

Drejtuesit e Tottenham po këmbëngulin për lojtarin

Të fundit nga