Rruga “Llazo Tërpkovski” do të jetë e mbyllur deri të mërkurën

Për shkak të zbatimit të punimeve ndërtimore, rruga “Llazo Tërpkovski” në Komunën e Butelit do të mbyllet për komunikacion prej sot deri të mërkurën, në shtrirjen nga kthesa me rrugën “Boca Ivanova” deri në hyrjen në varrezat “Butel”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Për hyrjen në varrezat “Butel” do të mund të përdoret rruga “Aleksandar Urdarevski”.

Qyteti i Shkupit u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe ta aftësojnë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë.

Ngjarja paraprake

Sot mbahet takimi komemorativ për aktorin, Luran Ahmeti

Ngjarja e ardhëshme

Kthesë e pa pritur, Milan gati të nënshkruajë me Hysaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian