​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

November 30, 2024
min lexim

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk ofrohen në komunën ku jeton.

Në QKUK janë vetëm tre logopedë të cilët trajtojnë fëmijët me probleme në të folur. Ndërkaq shërbime aty, përveç Agimit, marrin edhe 71 fëmijë të tjerë.

Ata përballen me listë të pritjes, deri në një vit.

Seancat aty ofrohen falas por nëna e 9-vjecarit konsideron se takimi i Agimit – emër i vendosur nga redaksia – me logopedin vetëm një herë në javë, nuk është i mjaftueshëm.

Problem tjetër është edhe lista e pritjes, deri në një vit.

Nëna: Udhëtojmë nga Vushtrria në Prishtinë për të marrë shërbime logopedike

“[Problemet e djalit janë] veç me të folur…Prej Vushtrrisë [udhëtojmë]….e kemi pasur 3 herë, por kohëve të fundit vetëm një herë në javë, e kemi të premten….Një herë në javë është shumë pak, por kërkesa të fëmijëve shumë, nuk kanë pas qare pa e bërë një herë në javë se djali im është që një vit, dikush nuk ka qenë asnjëherë“, thotë ajo.

Seanca të tilla mbahen më shpesh se njëherë në javë në klinika private, por ato janë të kushtueshme.

Siç tregon nëna e Agimit, nga përvoja e mëparshme, kostoja për një muaj shkon deri në 700 euro.

Nëna: Deri në 700 euro në muaj kam shpenzuar për shërbime logopedike

“Ka nevojë shumë sepse po e shoh këtu sa fëmija është që pret me vite këtu me hy të radhë, pse jo kur ne kemi njerëz të shkolluar, e kryen shkollën, e kryen fakultetin dhe rrinë në shtëpi…Varet se ku e ke marrë se po, janë të kushtueshme…deri në 30 ka qenë seanca qysh unë kam paguar. Fatmirësisht kam arritur këtu, më ka rënë të presë 5-6 muaj, mirëpo jam duke kaluar shumë mirë, djalin e kam këtu që 1 vit është shumë mirë….Brenda muajit shkon kostoja shumë e lartë ka ndodhur 600-700 euro më kanë shkuar në logopedë [në klinika private], shko atje e atje dhe në fund nuk kam marr rezultat”, thotë ajo në një rrëfim.

Ushtruesja e detyrës së shefes e shërbimit logopedik në QKUK, Zahide Uka-Rraci konfirmon se aktualisht fëmijët këtë shërbim mund ta marrin prej vetëm 3 logopedëve.

Ajo thotë se me rritjen e kërkesave është rritur edhe nevoja për shtimin e kapaciteteve mjekësore dhe të infrastrukturës.

Uka-Rraci: Kemi vetëm 3 logopedë dhe kërkesat janë rritur shumë

“Shërbimi i logopedisë që operon në kuadër të Klinikës së ORL-së përbëhet prej 3 logopedëve dhe një defektologu. Aktualisht jemi pak në numër dorën në zemër, mirëpo kërkesa jonë është ta rrisim numrin e profesionistëve shëndetësor dhe që jemi duke pritur për realizimin e kësaj kërkese….Kërkesat janë në rritje çdo ditë e më shumë, në krahasim me përpara… kemi një rritje dukshëm më të madhe në krahasim me vitet e mëparshme, kjo fal vetëdijesimit të popullatës [për vizita mjekësore]”, u shpreh ajo.

Duke qenë adresa e vetme në Kosovë për të gjithë fëmijët që kanë nevojë për shërbime logopedike, në QKUK brenda një muaj ofrohen 480 shërbime për gjithsej 72 fëmijë.

Por edhe ky shërbim në QKUK ka një listë të pritjes në mungesë të kapaciteteve mjekësore.

Uka-Rraci: I kemi 72 raste që marrin shërbime logopedike

“Është një numër i konsiderueshëm i rasteve…Kemi raste që këtu mund të qëndrojnë tre muaj, gjashtë muaj dhe një vit. Vetë prej faktit që kohëzgjatja kaq e madhe e trajtimit të shërbimit të logopedisë na lë prapa me rastet që janë në pritje… Realisht shërbime logopedike, për një muaj ofrojmë 480 shërbime logopedike, total i kemi 72 raste të fëmijëve, ato 72 shërbime ndahen në tri grupe”, thotë Uka-Rraci.

Ajo thekson nevojën për një Qendër të Logopedisë e cila do të vepronte në kuadër të QKUK-së.

Uka-Rraci: Ne kem nevojë për një qendër të logopedisë

Video

“Ne kemi nevojë për një qendër të logopedisë, që kemi indicie që do ta plotësojnë këtë kërkesë, kemi katër kabinete logopedike…me krijimin e qendrës së logopedisë përveç se do të zvogëlohet dukshëm lista e rasteve që janë në pritje, do të lehtësohet edhe puna si profesionit shëndetësor sepse do të jemi të fokusuar gjithë në punë dhe do të ofrojmë shërbime shumë më efikase dhe cilësore”, theksoi ajo.

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Osman Hajdari është optimist që deri në fillim të dhjetorit të këtij viti do të bëhet centralizimi i shërbimeve logopedike në kuadër të QKUK-së.

Hajdari: Deri në fillim të dhjetorit besojmë do të centralizojmë shërbimet logopedike

“Aktualisht ne i kemi rreth 7 logopedë të cilët punojnë në dy njësi, në shërbimin e logopedisë që është në kuadër të ORL-së dhe në psikiatrinë e fëmijëve. Ideja jonë si menaxhment është që ato të centralizohen dhe të jenë si një shërbim i logopedisë duke i shfrytëzuar edhe kapacitetet e tjera të brendshme që janë të kualifikuara në logopedi. Në këtë fazë jemi duke krijuar hapësira dhe deri kah fundi i vitit do të krijojmë hapësira shumë më të mëdha të shërbimit të logopedisë…e mendojmë ta formojmë si një lloj shërbimi që do të jetë unik në krejt QKUK-në, pastaj do të koncentrojmë edhe nivel tjetër të stafit…besoj që deri në fund të vitit do ta funksionalizojmë, në bazë të dinamikës së punimeve që janë duke u zhvilluar. Pres që gjatë dhjetorit të filloj si shërbim”, theksoi ai.

Ndërkaq, drejtori i organizatës jo qeveritare “Zë“, Lekë Gjurgjiali shprehet i shqetësuar që fëmijët nga qytete të ndryshme të Kosovës, shërbime logopedike mund të marrin vetëm në QKUK – pa pasur mundësi të tilla në qendrat e mjekësive familjare.

Gjurgjiali: Shqetësuese që shërbimi logopedik nuk është i përfshirë në shëndetësinë primare

“Duke marr parasysh që gjithçka rrjedh nga institucione publike, nëse një prind është i interesuar për gjendjen e fëmijës së tij dhe shqetësohet, dera e parë ku do të drejtohet është në një institucion publik në QKUK…E shohim shumë shqetësuese që përpos këtyre 3 logopedëve që janë në QKUK, shërbimi i logopedisë nuk është i inkuadruar në shëndetësi primare ose në qendrat e mjekësisë familjare, andaj qytetarët që janë nga qytetet e tjera në rast se ishin interesuar për shërbim të tillë ishin dashur të vijnë deri në Prishtinë edhe mandej me hy me listë të pritjes…Lista e pritjes është diku 1 vit që për fëmijëri të hershme, për edukim të hershëm 1 vit tregon shumë dhe mund të ndryshojë tek fëmija brenda një viti”, shprehet Gjurgjiali.

Kosova nuk ka të dhëna të sakta për numrin e fëmijëve me vonesa në të folur.

*Agimi është emër i vendosur nga redaksia.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Polici gjeorgjian shkelmon në mënyrë brutale protestuesin pro-Bashkimit Evropian

Story i radhës

Vetëm 20 vjeçe, modelja e Onlyfans tregon shumën marramendëse që fitoi në një vit, ia kalon dhe yjeve më të mëdhenj të sportit

Të fundit nga

Bordin nuk e bën ‘dramë’ humbjen

Elbasani nuk ia del sërish në Superiore. Skuadra e Roberto Bordin u mposht nga Egnatia me shifrat 3-1, me verdheblutë që vazhdojnë të mos fitorjnë prej javësh në kampionat. Pas kësaj disfate
ShkoLartë