Rrjedhin afatet për regjistrim në KSHZ për çmimore për program të paguar politik

Shkup, 4 tetor 2020 (MIA)- Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale (ASHAAM) i informon mediumet se filluan të rrjedhin afatet për regjistrim në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve he për parashtrim të çmimoreve për Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës Pllasnicë dhe Komunës Shtip të cilat do të mbahen më 13 dhjetor të këtij viti.

Radiodifuzerët, mediumet e shtypura dhe mediumet elektronike (internet portalet), nëse sigurojnë reklamim të paguar politik (RPP) për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Pllasnicës dhe Komunës së Shtipit, janë të obliguar të regjistrohen në KSHZ mëmsë voni deri në orën 24 më 5 tetor, për çka duhet të parashtrojnë kërkesë nga Regjistri qendror i RMV-së, jo më e vjetër se 30 ditë. Kërkesat parashtrohen në adresën elektronike: [email protected] apo në arkivin e KSHZ-së. Mediumet të cilat nuk do të regjistrohen në KSHZ, nuk do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë mjete financiare për RPP, të siguruara nga Buxheti i shtetit, qëndron në kumtesën e ASHAAM.

“Çmimoret nuk guxojnë të ndryshohen deri në përfundimin e procesit zgjedhor, ndërsa çmimet e reklamimit e përllogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore”, qëndron në kumtesën e ASHAAM.

KSHZ tashmë e konfirmoi dhe e publikoi në ueb faqen e vet çmimin e arritur mesatar dhe çmimin më të ulët për RPP tek radiodifuzerët, mediumet e shtypura dhe mediumet elektronike, thekson ASHAAM.

Agjencia përkujton se në periudhën nga konfirmimi i çmimoreve deri në fillim të fushatës zgjedhore, radiodifuzerët, mediumet e shtypura dhe internet portalet janë të obliguara së paku dy herë t’i publikojnë çmimoret e programeve të veta, përkatësisht në edicionet e veta apo faqet e internetit, më së voni deri më 20 nëntor 2020. ab/

Ngjarja paraprake

Mariçiq: Është lajm i rrejshëm se Gjykata në Strasburg ka vendosur që falja e Ivanovit të vlejë

Ngjarja e ardhëshme

Kobinah merr pasaportën shqiptare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian