Rritje rekorde e ekonomisë kineze në çerekun e parë të vitit

Ekonomia e Kinës u rrit për 18.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Autoritetet thanë se ky është kërcimi më i madh i bruto prodhimit të
brendshëm, qëkur Kina ka nisur të mbajë shënime tremujore, në vitin 1992.

Megjithatë, shifra është më poshtë se pritjet e ekonomistëve për 19 për
qind rritje.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës është tkurrur për 6.8
për qind, për shkak të izolimit mbarëkombëtar nga sëmundja COVID-19, transmeton
rel.

“Ekonomia kombëtare bëri një start të mirë”, tha Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, e cila publikoi të premten të dhënat e çerekut të parë.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se COVID-19 është ende duke u përhapur
globalisht dhe peizazhi ndërkombëtar është i ndërlikuar – me pasiguri dhe
paqëndrueshmëri të mëdha”, tha po ashtu Byroja e Statistikave.

Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike prej 6% në vitin 2021. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Deklarohet Prokuroria: Katër të dyshuar për softuerin, e dëmtuan buxhetin shtetëror me mbi 11 milion denarë

Ngjarja e ardhëshme

Brazili regjistron 3.560 viktima të reja nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian