Rritja e shumicës parlamentare, Alternativa mohon përfshirjen në qeveri

Shumica parlamentare nuk do të rritet, të paktën jo me deputetët e Alternativës së Afrim Gashit, njoftuan nga kjo parti gjatë një brifingut me gazetarë. Ata i quajnë spekulime informacionet për bashkëngjitjen e 4 deputetëve të tyre me shumicën parlamentare. Nga kjo parti thonë se deri më tani nuk kanë realizuar asnjë takim me përfaqësues të qeverisë lidhur me një ofertë të tillë. Sipas tyre, ata do të refuzonin çfarëdolloj oferte që ka të bëjë me përfshirjen e tyre në qeveri.

Mundësia për të qenë pjesë e qeverisë, sipas Alternativës, është që të krijohej një shumicë krejtësisht e re parlamentare ose të organizohen zgjedhje të reja. Bashkëpunimi brenda koalicionit me ASh-në është në nivel, sqarojnë nga kjo parti. Ata e vlerësojnë politikisht jo të moralshme çarjen e koalicionit për interesa të ngushta partiake duke shtuar se grupin parlamentar nuk e shohin si të ndarë por unik dhe sipas tyre nuk ka arsye për të kaluar në ndonjë grupim tjetër politik.

Mundësia e mbajtjes së seancave në Kuvend on-line për Alternativën para së gjithash nuk është humane dhe praktikë e mirë.

Ndryshe Alternativa paralajmëroi edhe reformimin e partisë. Kuvendi Qendror i partisë, ka ngarkuar kryetarin e partisë që ta realizojë procesin e reformimit, një proces që fillon me Kryesinë Qendrore dhe shtrihet deri në strukturat lokale të partisë.

Ngjarja paraprake

Futbollisti i Prishtinës: Kundërshtari i nesërm është emër i njohur

Ngjarja e ardhëshme

Vazhdon kontrolli i policisë për mbajtjen e maskës, gjobiten 341 qytetarë dhe shoqërohen në Komisariat 11 persona

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian