rritet per 3 2 here numri i te prekurve me grip 67896e457824c

Rritet për 3.2 herë numri i të prekurve me grip

January 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 janar – Numri i të sëmurëve me grip është rritur për 3.2 herë më shumë në periudhën prej 6 deri më 12 janar krahasuar me javën e parë të këtij muaji.

Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se janë raportuar 10 mijë e 53 raste me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin.

Numri më i madh i të sëmurëve është në Shkup ku janë regjistruar 305 persona me grip, pason Dibra me 134, Kumanova me 118, Tetova dhe Gostivari me nga 66, Kavadari me 62 dhe në qytetet e tjera ka të regjistruar më pak se pesëdhjetë të prekur me grip.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive nga gripi, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ish banori i bbva fronin qe luizi mbajti per dy vite gjesti ia mori per 24 ore 67896997cf9ce
Story i mëparshëm

Ish-banori i “BBVA”: “Fronin” që Luizi mbajti për dy vite, Gjesti ia mori për 24 orë

kalaja jam pro votes se diaspores por jam skeptik per procesin e menaxhimit te votes me poste 6789733952807
Story i radhës

Kalaja: Jam pro votës së Diasporës, por jam skeptik për procesin e menaxhimit të votës me postë

Të fundit nga

ShkoLartë