rritet numri i shitjeve te veturave te reja ne be 6791daedc3006

Rritet numri i shitjeve të veturave të reja në BE

January 23, 2025
1 minut lexim

Në vitin 2024, Bashkimi Evropian parashikonte deri në 10 milionë automjete të shitura, por nuk ka shumë arsye për optimizëm.

Tregu i automjeteve të reja në Bashkimin Evropian u rrit lehtë vitin e kaluar, kryesisht për shkak të interesit më të madh të blerësve në dhjetor.

Në vitin 2024 u regjistruan për herë të parë 10.6 milionë vetura, 0.8 për qind më shumë se një vit më parë, njoftoi shoqata tregtare ACEA.

Vetëm në muajin dhjetor, qytetarët e BE-së blenë 910 mijë vetura, 5.1 për qind më shumë se 12 muaj më parë.

Peshën më të madhe, nga një e treta e tregut, e zënë makinat me benzinë, pak më përpara se hibridet. Automobilat elektrik mbuluan 13.6 për qind dhe makinat me motor nafte 11.9 për qind, raporton dpa.

Pothuajse të gjitha tregjet kryesore të makinave në BE shënuan një humbje të vogël, përveç Francës, me një rënie më të ndjeshme prej 3.2 për qind. Në anën e kundërt është Spanja, me rritje të shitjeve prej 7.1 për qind.

Sipas prodhuesit, Volkswagen Group shiti sërish më së shumti makina në BE, 2.8 milionë dhe 3.2 për qind më shumë se në vitin 2023. Në vend të dytë, pavarësisht rënies prej 7.2 për qind në shitje, është Grupi Stellantis me marka si Peugeot, Fiat dhe Opel.

Grupi Renault regjistroi një rritje të shitjeve prej 1.9 për qind dhe e mbylli vitin në vendin e tretë me gati 1.2 milionë automjete të shitura. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ankandet fiktive skemat si u zhvaten pronat dhe parate e qytetareve nga mikrokredite 6791945f2aa52
Story i mëparshëm

Ankandet fiktive, skemat si u zhvatën pronat dhe paratë e qytetarëve nga mikrokreditë

presidenti trump emeron ambasadorin e shteteve te bashkuara ne be 6791dd7e470a7
Story i radhës

Presidenti Trump emëron ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE

Të fundit nga

Nisin homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Homazhet për tashmë të ndjerin Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë nisur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku që në orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë
ShkoLartë