rritet numri i pacienteve te prekur nga gripi stinor 678e711e349e6

Rritet numri i pacientëve të prekur nga gripi stinor

January 20, 2025
1 minut lexim

Spitalet në vend përplot me pacientë të prekur nga gripi stinor. Sipas autoriteteve shëndetësore piku i të prekurve me viruse pritet të jetë në mesin e muajit shkurt.

Më të prekur nga viruset janë fëmijët, ndërsa klinika për sëmundjen e mushkërive të fëmijëve në Kozle po punon me kapacitete të përforcuara me qëllim që të kryejë deri në 200 kontrolle në ditë për fëmijët që kryesisht janë të prekur në pjesën respiratore.

“Për momentin gjendja është stabile, vërehet rritje e të prekurve me grip dhe me sëmundjet tjera infektive. Te foshnjet vërehet më shume virusi rsv…. për momentin kemi 70 pacientë të hospitalizuar ka vende të lira, spitali ka 90 shtretër të lirë, kështu që ka vend dhe çdo ditë lëshohen fëmijë që stabilizohen me qëllim që të bëhet hapësirë për fëmijë të rinj”, tha Ole Spasova, mjeke.

Spasova bën thirrje që pacientët fillimisht të drejtohen te mjekët e tyre amë./ Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lejimi i tiktok ne shba por bllokimi i x ne kine nuk eshte i drejte thote elon musk 678e7119404d3
Story i mëparshëm

Lejimi i TikTok në SHBA por bllokimi i X në Kinë nuk është i drejtë thotë Elon Musk

hamilton nis aventuren me ferrarin 678e7208c5b84
Story i radhës

Hamilton nis aventurën me Ferrarin

Të fundit nga

ShkoLartë