Rritet në 70 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Niger

Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm terrorist në Niger është rritur në 70, njoftuan burimet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi terrorist shënjestroi civilët në fshatrat Tchombangou dhe Zaroumdareye afër kufirit me Malin.

Më herët ishte raportuar për 56 të vdekur dhe 20 të plagosur.

Rajoni Tillaberi, ku gjenden dy fshatrat e sulmuar, që nga viti 2017 janë në shënjestër të grupeve terroriste të vendosura në Mali. Në rajon ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të sulmeve të shpeshta. 



. .

Ngjarja paraprake

Frikë tek Inter, Lukaku dëmtohet ndaj Crotones, në dyshim për ndeshjet e ardhshme!

Ngjarja e ardhëshme

Neymar i çmendur pas Counter Strike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian