Është rritur në 10 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin me raketa në afërsi të lagjes Vezir Ekber Han në të cilin ndodhen misionet dhe ambasadat e huaja në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të “ToloNews”, zv.presidenti Amrullah Saleh në një deklaratë nga Facebooku njoftoi se është rritur në 10 numri i personave që kanë humbur jetën nga sulmi i kryer dje në mëngjes me 23 raketa në kryeqytet.
Ai theksoi se nga sulmi është përcaktuar se 10 persona kanë humbur jetën ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 51 dhe se ngjarja do të hetohet gjerësisht.
Ndërkohë talebanët kanë hedhur poshtë pretendimet se sulmet janë kryer nga ata.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryan ka ndarë informacionin se terroristët i kishin vendosur raketat nëpër kamionë të vegjël dhe më pas i lëshuan në qytet.
Njëra nga 23 raketat e lëshuara në Kabul, ra në ndërtesën e ambasadës së Iranit në Kabul duke shkaktuar dëme në ndërtesë.