Rritet ndjeshëm aktiviteti kriminal në Telegram për shkak të enkriptimit

Kriminelët kibernetikë kanë përdorur Telegram prej vitesh sepse është një komunikim i enkriptuar dhe i lehtë për tu përdorur. Sipas një hetimi të fundit nga Financial Times dhe grupit të inteligjencës kibernetike Cyberint, ka pasur një rritje me 100% të përdorimit të Telegram nga kriminelët kibernetikë.

FT tha se rritja e aktivitetit kriminal u vu re ndjeshëm pasi përdoruesit u larguan nga WhatsApp për shkak të politikës së re të privatësisë.

WhatsApp ju kërkoi përdoruesve të ndanin të dhënat e tyre me Facebook si pjesë e një politike të re privatësie. Përdoruesit u irrituan dhe WhatsApp duhej të qartësonte dhe politika e re nuk do të thoshte lexim i bisedave të tyre.

Megjithatë nuk u ndal eksodi në drejtim të Telegram. Sipas hestuesve ekziston një numër i konsiderueshëm hakerësh të cilët shesin aktivitetin e tyre kriminal si të dhëna të vjedhura përmes kanaleve të Telegram.

Në aplikacion qarkullojnë mes 300 deri në 600 mijë kombinime fjalëkalimesh për gaming dhe email. Kriminelët kibernetikë po shesin edhe informacione financiare si karta krediti, kopje pasaportash dhe mjete hakimi. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Probleme në martesë Arbenita dhe Fero?

Ngjarja e ardhëshme

Selami: Kuponë për klubet sportive, federatat dhe sporistët individual

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian