Rritet çmimi i naftës në Kosovë, ja sa do të kushtojë një litër

Çmimi maksimal i naftës në Kosovë është 1.85 euro për litër, i benzinës 1.74 euro dhe për gazin 0.78 cent.

Këto shifra janë bërë publike nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë.

Sipas ministrisë, këto çmime do të jenë në fuqi deri nesër në orën 10:00.

Ky njoftim vjen pasi, më 22 qershor, Qeveria e Kosovës miratoi udhëzimin për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme.

Ky vendim është marrë pas rritjes së çmimeve të naftës javëve të fundit në Kosovë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka arsyetuar udhëzimin administrativ duke thënë se, në bazë të të dhënave të siguruara nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, është vërejtur se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore.

Lidhja Demokratike e Kosovës, parti opozitare, dhe naftëtarët, kanë kërkuar javë më parë që të ulet akciza për naftën si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetari Idrizi numëron ndryshimet që arriti në komunën e Vushtrisë – ja në cilat fusha u fokusua

Story i radhës

Deputetët demokratë i përgjigjen thirrjes së Berishës për protestë ! Kush është ligjvënësja e cila nuk do marrë pjesë

Të fundit nga