Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, sot 3 vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 257 raste të reja me Covid-19 dhe 3 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502. Në total numri i rasteve aktive është 3.057.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

 

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Selektori i ri i Kosovës: Kam qenë i prekur nga vdekja e Fadil Vokrrit

Story i radhës

Regjistrohen 674 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Të fundit nga