Rriten çmimet e naftës dhe benzinës! Bordi i Transparencës publikon shifrat

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të hidrokarbureve për periudhën 22-23 mars 2022.

Krahasuar me vendimin e mëparshëm, çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur me përkatësisht me 18 dhe 5 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pa ndryshuar, 93 lekë/litri.

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të  jetë 221 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022,  të  jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 22 mars-23 mars 2022,  të jetë 93  lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi në datën 22 Mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme e bordit do të  jetët mërkurën  datë 23.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë dhe në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Veprimi që nuk duhet të bëni në dush, nëse doni një fytyrë pa rrudha dhe akne

Story i radhës

Serbia do të heqë ndalesën për eksportin e 4 produkteve ushqimore për RMV-në

Të fundit nga