Rrëzohet një helikopter në Japoni, humb jetën piloti

Një helikopter u përplas me një pyll në prefekturën qendrore Shizuoka të Japonisë, ku humbi jetën piloti, njoftoi sot agjencia e lajmeve Kyodo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Bordit të Sigurisë së Transportit në Japoni, helikopteri u rrëzua rreth gjysmë ore pas ngritjes nga Tsu, prefektura Mie.

Kotaro Demura, 46-vjeç, u dërgua në spital por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Më tej u theksua se erërat e forta ishin regjistruar rreth kohës së rrëzimit dhe një vëzhgues lokal i motit kishte lëshuar një paralajmërim.



. .

Ngjarja paraprake

Biden zotohet se do të shtojë vaksinimet antiCOVID në SHBA

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan iu drejtua ushtarëve turq që gjenden në Azerbajxhan për të shërbyer në Qendrën e Përbashkët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian