Si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në qytetin Tataouine të Tunizisë afër kufijve me Libinë, ka humbur jetën një pilot tunizian, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Një avion luftarak F-5 është rrëzuar në Tunizinë jugore dhe piloti humbi jetën”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Tunizisë.
Në njoftim po ashtu theksohet se avioni u rrëzua këtë mëngjes “teksa ishte në një mision operativ në thellësinë e shkretëtirës në rajonin Remada”.
Sipas deklaratës, një ekip teknik do të hetojë dhe përcaktojë shkaqet e aksidentit.