rrezohet aeroplani gjate stervitjes ushtarake ne bullgari humbin jeten dy pilotet publikohen pamjet rreqethese 66e8769c9278c

Rrëzohet aeroplani gjatë stërvitjes ushtarake në Bullgari, humbin jetën dy pilotët – publikohen pamjet rrëqethëse

September 16, 2024
1 minut lexim

Ky është momenti tragjik kur një aeroplan përplaset në tokë dhe shpërthen, ku si pasojë humbin jetën dy pilotë.

Incidenti ka ndodhur në bazën ajrore Graf Ignatievo në fshatin Graf Ignatievo në Bullgari, gjatë një spektakli ku do të duhej të bëheshin akrobacione me fluturake.

Mediat e atjeshme raportojnë se dy pilotët, majori Petko Dimitrov dhe Ventsislav Dunkin, kanë mbetur të vdekur në vend, kur filloi të bie me shpejtësi dhe ata nuk patën kohë të katapultoheshin.

Videoja amatore tregon aeroplanin L-39ZA Albatros, duke bërë akrobacione gjatë stërvitjeve rutinore.

Megjithatë në një moment piloti e ngrit lart aeroplanin dhe fillon më pas të bie me shpejtësi – por gjërat dolën nga kontrolli dhe fluturakja u përplas direkt në tokë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ministrja gjermane luhrmann bllokimi i cefta s rrezikon te deshtoje procesin e berlinit 66e86bced71b9
Story i mëparshëm

​Ministrja gjermane Luhrmann: Bllokimi i CEFTA-s rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit

krasniqi debuton te skuadra ukrainase kolos kovalivka 66e8787504241
Story i radhës

Krasniqi debuton te skuadra ukrainase Kolos Kovalivka

Të fundit nga

ShkoLartë