Rreth Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë

Sot temë kryesore në mediat e shkruara, në TV-të tona, besa edhe të Shqipërisë,  si dhe portalet sociale, pa dyshim se janë dhomave e specializuara të gjykatës për krime të luftës në Kosovë, përfëshirë këtu ftesat për intervistim, mandej aktakuzat e ish- luftëtarëve të lirisë, por jo vetëm kaq edhe të krerëve të shtetit të Kosovës si Presidentit Thaqi dhe kryetarit të PDK-ës Kadri Veselit, e duke fillu me arrestimin e parë të akuzuar të komandant Colin, mandej arrestimi i dy krerëve të OVL-së së UÇK-ës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për kërcnimin dhe rrezikimin e dëshmitërëve, krejt në një form spektakulare me tri sjellje nga  “rrufeja” të dosjeve të gjykatës me të dhëna nga prokurorët special të kësaj gjykate, e cila vetëm se e shtyri që të marr hapa konkret për ti marr dosjet që po thuhet nga organizata e veteranëve  se;  ” Janë dalë po nga kjo gjykatë që ata nuk e njohin, dhe se janë faktu se këto dosje janë po ashtu prova të mjaftueshme se kjo gjykatë bashkëpunon me prokurorët serb “.

Analistët, avokatët, politikanët, intelektualët dhe gjithë spektri politik është duke u marr më së shumti tani për tani me këtë temë. Ata të gjithë flasin e shkruajnë gjithë fare, dhe japin ide, mendime të ndryshme se si ka mund të jetë dhe si mund të zhbëhet bile.

Ashtu si po flitet dhe propozohet, edhe të protestohet ditëve në vijim për të kundërshtua Gjykatën Speciale, dhe mbrojtjen e vlerave të UÇK-ës, me këtë rast nga qarqe të ndryshme po kërkohet të angazhohen studentët, popullata në përgjithësi, natyrisht shoqatat dhe organizatat e dala nga UÇK-ja, dhe shoqatat e dëshmorëve, të të pa gjeturëve dhe familjarëve të tyre.

A duhet të protestojmë tani?

Së pari do ishte e rrugës të protestohej para atyre që e votuan dhe inicuan këtë Gjykatë një etnike.  Para ndërkombëtarëve që e mbështetën këtë gjykatë një nacionale, para politikës së atëherëshme dhe krerëve të saj.

Atëhere kur dikush protestonte dhe gjuante gurë e tymë në parlament për ta kundështuar këtë gjykatë kundër vlerave të UÇK-ës, edhe pse unë personalisht nuk vlerësoj se po gjykohet UÇK-ja, dhe nuk duhet ta marrim ashtu, edhe përkundër asaj se janë pikërisht pjesëtarët e tyre të “akuzuar”.

Shtrohet pyetja, a janë këta të akuzuar për vrasjen e ushtarëve pushtues të Serbisë dhe sipas dosjeve të Serbisë apo si është puna?.

Politika e atëhershme së bashku me gjithë ata që votuan një ligjë të tillë me amandamentim Kushtetues me mbi 80 vota përfshirë këtu edhe votat e serbëve. Mandej me neutralizimin dhe përqarjen e shoqatave të veteranëve të dala nga lufta çlirimëtare, atëbotë nuk protestuan ashpër, heshtën apo më mirë me thënë protestuan ndaras, sepse i mashtruan me statute të veteranëve, në kurriz të bugjetit të Kosovës numri shkoj më pas në 60 mij veteran më tepër se gjysma të rrejshëm.

Sot ku janë veteranët e rrejshëm që nuk dalin në protesta?

Ata nuk dulen dhe nuk dalin në protesta sepse nuk janë të rrezikuar së pari dhe së dyti nuk dalin sepse ju rrezikohet statuti i rrejshëm dhe janë të varuur nga ata që i bënë veteranë vetëm për vota.

Kurse veteranët e vërtet, nuk mundenit të protestonit atëhere sepse nuk kishit as lek me dal në protesta, nuk kishit fuqi, sepse disa prej tyre ju mungonin edhe gjymtyrët, disa nga ata nuk mund ti linin delet vetum, sepse ishit në mbijetesën minimale, për deria sa pushteti ju bllokoj, ju la në mëshirën e fatit tuaj të mjerë, ju lanë të varur sa here që ju duheni me ju përdorë. Politika e “shokëve” tuaj ju bënë gjithëmon të padrejta dhe luajten me dinjitetin tuaj, me krenarin tuaj, luajtën dhe ju lanë rrugëve, ju lanë pa bukë e pa ujë, pa kulm mbi krye, sepse ju nuk vodhet si ata, nuk u shitët, nuk uzurpuat si ata, nuk u koritet si ata, nuk u bëtë milionera si ata. Sepse juve nuk ju la nderi dhe lufta për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Sot le të s`kuqemi për ato kohëra, le të s`kuqemi për padrejtësit që po ju bëjmë pjesëtarëve të UÇK-ës, le të s`kuqen më së shumti parlamentarët që votuan këtë gjykatë për interesa të dikujtë pa mendua për ju, duke u m`shefë pas tyre sa here që ju lëkundet karrika, sa here që ju rrezikohet burimi. Ju zhyten kështu në mashtrime e manipulime për interesa të veta, për të vazhdua hajnin, e juve do ju hudhnin prap në harres si deri më tani, me nga një lëmosh sa here që vinë zgjedhjet, dhe nga krenaria juaj si pjesëtarë të UÇK-ës, ju prap do “sakrifikoheni” për vlerat tuaja të luftës, por për interesa të politikës tash e 20 vite.

Sot a ka mundësi që ky ligjë të anulohet?

Nëse i referohemi rregullave ndërkombëtare dhe parlamentalizimit del se një e tillë është shumë e pa mundur për momentin, bazuar në Kushtetutën e tanishme. Ai ligjë mund të zh`bëhet vetëm nëse votojnë edhe serbët, sepse tani më ky ligjë është amandamentu në kushtetut dhe ajo nuk mund të n`drrohet pa votat e serbëve, sepse kështu e ka bërë Kushtetutën Marty Ahtisari. Mandej edhe bashkësia ndërkombëtare nuk lejon që të tentohet një iniciativë e tillë. Kot themi se nuk e njohim dhe i ka skadu afati ligjor kësaj gjykate, ajo në fakt ka fillua punën e vetë dhe tani më është vetëm fillimi, e BE-ja ka ndarë edhe mjetet për te, ani pse ajo funksionon me ligjet dhe miratimin e Kosovës.

Si mund ti ruajm vlerat e UÇK-ës?

Ato ruhet kur ne i ndajm “kriminelët” nga luftëtarët e vërtet, sepse shumë nga të pa skurpullit janë infiltru në strukturat e UÇK-ës, për interesa personale e klanore. Ajo duhet mbrojt edhe me ligje të kushtetutës sonë në të cilën nuk ekziston asnjë shkronjë e vetme e asaj lufte. Iniciativa parlamentare që sot lëviz nga politika aktuale ende nuk po munden ta votojnë një ligjë të tillë që mbron vlerat e luftës së UÇK-ës, dhe duhet të ndahen periudhat e krimeve nëse ekzistojnë ato, sepse UÇK-ja nuk ishte kriminale dhe nuk ka kryer krime askund.

A duhet ne të protestojmë para gjykatës speciale në Hag?

Qështja këtu është mjaft e nderlikuar, sa i përket iniciativave të tilla, sepse fundi i fundit asgjë nuk arrihet nga ky inicim apo ide.

Nga kjo vetme humbet kohë e mund, sepse BE-ja e ka paraparë edhe këtë dhe ka ndar mjete për të mbrojt rendin dhe qetësin e gjykatës speciale në Hag, dhe nuk është e ratësishme që u vendos pikërisht jasht Kosove e me ligje dhe miratime të vetë Kosovës, por me mjete të BE-së.

Nuk thuhet kotë se ai që paguan edhe vendos rregullat e veta, dhe një ide apo inicim i tillë do të ishte vërtet kot së koti.

Ngjarja paraprake

Ariu gjigant sulmon trajnerin gjatë një shfaqje cirku – pasi ‘e ndaloi të hante ushqimet e hedhura nga publiku’

Ngjarja e ardhëshme

Fundjavë pa TVSH, janë planifikuar një miliardë denarë për kthimin e qytetarëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian