Rreth 600 milionë euro humbje

Duket se do të ketë një revolucion në shtëpinë e Juventus.

Pas vitesh të mbushura me suksese në Itali, Zonja e Vjetër  po përgatitet për tentativën e radhës për të siguruar trofeun e Champions League e  udhëhequr nga Cristiano Ronaldo.

Pavarësisht se kontrata i skadon në vitin 2022, pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Torino verën e ardhshme, duke i hapur rrugën fundit të një cikli me shpenzime të çmendura, i inauguruar me zgjedhjen për t’ia besuar skuadrën Andrea Pirlo-s.

Revolucioni te bardhezinjtë mund të ketë të bëjë edhe me drejtuesit e klubit. Bomba mbi të ardhmen e Agnelli-t është lëshuar nga e përditshmja La Verita.

Numri një i Juventus-it duket se po mendon të largohet nga detyra e presidentit për shkak të rezultateve të fushës dhe, mbi të gjithë, për shkak të humbjeve financiare.

Sipas të njëjtit burim, shuma e plotë e humbjeve të klubit torinez është 600 milionë euro.

Objektivi i Agnelli-t duket se është ai që të largohet nga futbolli për të patur një rol kyç te Ferrari.

Ngjarja paraprake

Shpjegimet Shkencore Për 11 Reagime Të Çuditshme Të Trupit

Ngjarja e ardhëshme

Inspektorati ndertimorë i Komunës së Sarajit në bashkëpunim me “NPK Saraj “aksion për prishjen e objektit pa leje ndërtimi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian