Rreth 14.200 raste me COVID-19 raportohen në Euroazi dhe Azinë Qendrore

Thuajse 14.200 raste të tjera me koronavirus (COVID-19) janë raportuar në pesë vende euroaziatike dhe të Azisë Qendrore, sipas të dhënave të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ukrainë

Sipas ministrit të Shëndetësisë Maksym Stepanov, shërimet në Ukrainë janë rritur me 2.753, për të arritur në 244.197.

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po ashtu regjistroi 9.832 raste të reja dhe 94 viktima, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 545.689, përfshirë 9.697 vdekje.

Rreth 1.100 pacientë u pranuan në spitale gjatë ditës së kaluar, tha ministri.

Gjeorgji

Kryeministria e Gjeorgjisë njoftoi se 3.230 shërime tjera ngritën numrin e përgjithshëm në 65.291.

Numri i rasteve është rritur me 3.157 gjatë ditës së kaluar, duke arritur në 82.876, ndërsa 30 vdekje të tjera zhvendosën numrin në 733.

Thuajse 17.000 persona janë ende nën trajtim dhe 735 prej tyre janë në gjendje kritike.

Kazakistan

Ministria e Shëndetësisë e Kazakistanit konfirmoi se 588 më shumë persona u diagnostikuan me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 120,000.

Numri i të vdekurve në vend arriti në 1,945, ndërsa shtatë persona të tjerë vdiqën gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i rikuperimeve wshtw rritur në 109,944, me 301 tw shwruar tw rinj.

Trajtimi i 9,162 pacientëve me COVID-19, përfshirë 458 fëmijë, vazhdon në kwtw vend.

Më shumë se 10,000 pacientë me pneumoni janë ende në trajtim.

Kirgistani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Kirgistanit, 479 njerëz të tjerë janë infektuar me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 66.983.

Numri i të vdekurve u rrit në 1.203, ndërsa 439 pacientë të tjerë u shëruan, duke rritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 57.760.

Uzbekistan

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Uzbekistanit tha se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus arriti në 70.243, pasi 141 njerëz të tjerë janë infektuar.

Numri i të vdekurve në këtë vend qëndron në 598.

Të paktën 211 njerëz të tjerë u shëruan nga virusi në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 67.526.

Rreth 2.119 pacientë me virus janë duke u trajtuar në vend.



. .

Ngjarja paraprake

Tre persona në Dibër duhet të deklarojnë pasurinë para OFL

Ngjarja e ardhëshme

​Stefano Sensi rikthehet në dispozicion të Interit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian