Rreshtimi i guximshëm dhe i drejtë i Vjosës

Dr. Vjosë Osmani, e nominuar kandidate për kryeministre të LDK-së, së bashku me LVV, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019,   e dërguan PAN-in në pension. Ngulmoi dhe realizoi koalicionin me LVV, si subjekt i vetëm i pa inkriminuar, në raport  me PAN-in kriminal, përkundër kundërshtive  të klanit Mustafa. Vjosa GUXOI ta mbrojë hapur koalicioni LDK-LVV, edhe atëherë kur Hashmi, me SHIK-un e tij, urdhëroi lidërshipin e LDK-së ta prishë atë. 

Ajo denoncoi këtë krim konspirativ dhe rezistoi në mbrojtje të koalicionit, për t`i dhënë guxim klanit, rrastë, të shantazhuar nga Thaçi-Veseli me SHIK-un e tyre. Qëllimi i saj ishte që edhe ata, klanistët, të guxojnë, të mos e përfillin shantazhimin, si krim mbi krimet kundër njeriut! Megjithatë, bizneset e pista të palëve në konspiracion dominuan dhe e keqja e pritshme ndodhi.

LEXO EDHE: Sllogani – Guxo – meritor për guximtaren Dr. Vjosë Osmani

Vjosë Osmani në të gjitha kundërshtitë e saja, qëllim të vetëm kishte dhe ka: interesin e LDK-së, të popullit, të Kosovës. Dhe, mbi të gjitha, mbajtjen e premtimit të dhënë, para elektoratit dhe shqiptarëve, për çkapjen e shtetit, të shprehur në slloganin – BESO- , si shprehje e betimit të madh tradicional, për çka është mburrur shqiptari ndër shekuj.

Ashtu si dikur LVV, në përgjakjet e saj tek Ura ndarëse e Ibrit, në bulevardet e Prishtinës  dhe gjetkë, si subjekt i vetëm politik, në mbrojtje të Republikës, Vjosë Osmani, sot, edhe e vetme, po lufton në mbrojtje të Rugovizmit.

Dr. Vjosë Osmani GUXOI ta bëjë atë, që nuk e bëri askush nga kuadrot e lartë në Kosovë. Ajo denoncoi se “Lidërshipi i LDK-së, strukturat vendimmarrëse partiake, nuk janë provuar, përtej një dekade radhazi, me votën e fshehtë demokratike, të anëtarësisë, të elektoratit. Si të tillë, Lidërshipi i LDK-së dhe strukturat tjera, janë të paligjshme, uzurpues të dhunshëm të partisë, të Logos të saj!” Dhe, kjo ishte një protestë publike jo vetëm për LDK-në e saj, por, edhe për të gjithë spektrin politik të Kosovës, që ka degraduar, madje, deri në degjenerim, sistemin brenda-partiak zgjedhor.

LEXO EDHE: Zgjedhjet e parakohshme në LDK, të domosdoshme

Kjo e vërtetë e dhimbshme kulmoi zemërimin e klanit Mustafa. Në vend që LDK-ja të organizojë një Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor, për t`i legalizuar, ligjësuar lidërshipin dhe strukturat vendimmarrëse të paligjshme, duke zbatuar parimet bazë zgjedhore, tashmë, të thëna e stërthëna, klanorët bënë gabmin fatal, kriminal e rrugaçëror, duke e përjashtuar më të votuarën e LDK-së, Dr. Vjosë Osmani. Arsyeja e vetme: inferioriteti në konkurrencë!!

Realisht, pati edhe guximtarë të tjerë, të cilët vlerëuan guximin qytetar dhe intelektual të Dr. Vjosë Osmanit. Njëri nga ata ishte edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili do të deklaronte se “Vjosa mbajti premtin e dhënë elektoratit, i ndejti besnik fjalës së dhënë përgjatë fushatës. Ne e lamë vetëm!” Gazi ynë dinjitoz, i përballur me haraçxhinjtë, madje, gjyq-fitues, bëri parashikimin e mençur: “Vjosa është një gjeneral, që e presin beteja të reja”. Kjo është shumë domëthënëse. Dhe, ashtu po ndodhë.

Ngjarja paraprake

BE kërkon nga Irani të shmanget nga minimi i marrëveshjes bërthamore

Ngjarja e ardhëshme

Vardy mohon largimin nga Leicester City

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian