Rrëshqitje e dheut në rrugën Rosoman – Prilep, ndërpritet komunikacioni

Rruga Rosoman-Prilep është ndërprerë përshkak se ka rrëshqitje të dheut, parashihet se komunikacioni do të jetë në ndërprerje për rreth gjashtë orë.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se sipas informacioneve që kanë marrë nga SPB-ja e Kavadarit, bëhet fjalë për rrëshqitje të madhe të dheut në rrugën Rosoman-Prilep, afër lokalitetit “Tri vija”.

“Kontraktori i rrugës së re punon me mekanizim të pastrimit të rrugës. Parashihet se komunikacioni do të jetë me ndërprerje për 5-6 orë”, thekson Ilija Bojarovski nga QMK.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohen 9 shpërndarës të drogës në Tetovë

Story i radhës

​Rama nga varrezat e dëshmorëve: Do ta transformojmë këtë park memorial

Të fundit nga