Rrëshqitje dheu në Indonezi, 5 të vdekur

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në provincën e Java-s Qendrore të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Drejtorisë Kombëtare për Menaxhim të Katastrofave (BNPB) thuhet se dje në rajonin Banyumas shirat e dendur kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut.

Zyrtarët njoftuan se si pasojë e rrëshqitjes së dheut katër shtëpi kanë mbetur nën tokë dhe se kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa popullata me mundësitë e veta ka marrë pjesë në punimet e pastrimit.

Në Indonezinë me klimë tropikale shpeshherë ndodhin përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.



. .

Ngjarja paraprake

Vaksinat shpresëdhënëse për COVID-19/ Mjeku: Duhet të presim, ka dyshime të forta se…

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet 24 vjeçari nga Shkupi, dërgohet në vuajtje të dënimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian