​Rrënohet një objekt pa leje në Vushtrri

Paraditen e së mërkurës, inspektoni i Komunës së Vushtrrisë ka rrënuar një objekt pa leje në rrugën “Ukshin Kovaqica”.

Në hapësirat ku ishte ndërtuar objekti afarist, ishte paraparë si kënd i lojërave për fëmijët e lagjes.

Fillimisht drejtoria e Inspektonit i kishte bërë kërkesë pronarit që ta rrënonte, por që pavarësisht kësaj ai nuk kishte marrë veprime karshi kësaj.

Drejtoresha e Drejtorisë për Inspektime, Shqiponje Hajdari Mikushnica, tha se rrënimi u bë duke u bazuar në vendimin për rrënimin e objektit pa leje.

“Drejtoria për inspektime e Komunës së Vushtrrisë- Inspektorati komunal i ndërtimit duke u bazuar në ankesat e shumta të qytetarëve, detyrat dhe përgjegjësit si organ mbikëqyrës në harmoni me ligjet e ndërtimit në fuqi ka marrë Vendimin për Rrënimin e (aneks) objektit të ndërtuar pa leje Ndërtimi 13Nr.206/21 i dt.28.06.2021. Pas lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik për rrënimin e objekteve pa leje ndërtimit dhe duke marrë parasysh se pronari nuk ka bërë rrënimin e (aneks) objektit pa leje ndërtimi sipas Vendimit për Rrënimin e (aneks) objektit pa leje ndërtimi dhe nuk i është përmbajtur Urdhëresës të datës 24/01/2022 për largimin e aneksit, Drejtoria për Inspektime, Inspektorati komunal i ndërtimit me datë 23/02/2022 është duke bërë realizimin e Vendimit të lartë cekur”, thuhet në njoftimin për media.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjasat e Kosovës për kualifikim

Story i radhës

Vazhdon bllokimi i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni

Të fundit nga