Rregullatorët evropianë dhe britanikë rekomandojnë vaksinën AstraZeneca

Rregullatorët evropian dhe britanik kanë deklaruar se kanë gjetur një “lidhje të mundshme” mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të rralla të trashjes së gjakut, por rikonfirmuan rëndësinë e saj në mbrojtjen e njerëzve kundër COVID-19.

Një grup këshillimor i qeverisë britanike ka deklaruar se vaksina nuk duhet t’u jepet të rinjve nën 30 vjeç kur është e mundur, duke shtuar se efektet anësore të AstraZeneca janë jashtëzakonisht të rralla.

Po ashtu edhe Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA) ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se përkundër “lidhjes së mundshme” me trashjen e gjakut, vaksina ka përftime të cilat i tejkalojnë rreziqet e deritanishme.

Shumë shtete në botë e kanë ndërprerë përdorimin e kësaj vaksine, e cila iu është dhënë 10 milionë njerëzve në Evropë. Shumica e këtyre shteteve e kanë filluar sërish vaksinimin me AstraZenca, duke u përfshi Franca, Holanda dhe Gjermania, të cilat e kanë ndaluar këtë vaksinë për personat nën moshën 60 vjet, shkruan Reuters.

Ngjarja paraprake

Hapini sytë dhe veshët mirë; nuk duhet veç zbardhues, për të hequr njollat e stilolapsit mjafton që...

Ngjarja e ardhëshme

Basha me mësuesit në Elbasan reagon ndaj deklaratës së Ramës: Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë ndryshimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian