Rregulla dhe kushte për pjesëmarrje në garën shpërblyese me fotografi “50 Nuanca të Ajrit”

Shkup, 6 tetor 2020

1. Dispozita të përgjithshme

Me këto rregulla dhe kushte të përgjithshme përcaktohet mënyra e zbatimit të garës shpërblyese me fotografi “50 Nuanca të Ajrit” (në tekstin e mëtutjeshëm: loja shpërblyese) si pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për ndotjen e ajrit për të shfaqur praktika pozitive para qytetarëve. Organizatorë të garës shpërblyese janë Qendra për Hulumtim dhe Informim për Mjedisin Jetësor Eko-Svest, bul. Shën Qirili dhe Metodi 30/1-6 dhe Ambasada e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut (në tekstin e mëtutjeshëm: organizatorë).

Në garën mund të marrin pjesë personat, të cilat kanë mbushur moshë (më të moshuar se 18 vjeç) në ditën e paraqitjes në garën shpërblyese dhe i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në garën shpërblyese. Me plotësimin e kushteve për pjesëmarrje në garën shpërblyese, të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësi të barabarta për fitimin e shpërblimit.

2. Kohëzgjatja e garës shpërblyese

Gara shpërblyese zgjat prej orës 00:00 më datë 23.09.2020 dhe përfundon më orën 00:00 më datë 15.10.2020.

3. Pjesëmarrje në garën shpërblyese

– Në garën shpërblyese mund të marrin pjesë individë (persona fizik), shtetas të R. së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë mbushur moshë (më të moshuar se 18 vjeç) në ditën e paraqitjes në garën shpërblyese.

– Secili pjesëmarrës mund të merr pjesë në garën shpërblyese vetëm në emrin personal dhe me pjesëmarrjen konfirmon që të gjitha të dhënat personale të dhënë janë vetëm të dhënat e tij/saj dhe që pajtohet me këto rregulla dhe kushte të garës shpërblyese.

– Kusht për pjesëmarrje në garën shpërblyese është që pjesëmarrësit të njoftohen dhe të pajtohen me gjitha rregullat e garës shpërblyese. Me pjesëmarrje në garën shpërblyese konsiderohet që pjesëmarrësi është pajtuar me gjitha kushtet dhe rregullat në lidhje me garën shpërblyese.

– Pjesëmarrja në garën shpërblyese bëhet me dërgimin e fotografisë në formë elektronike në postën elektronike [email protected] jo më vonë se 15.10.2020.

– Fotografitë me përmbajtje fyese nuk do të shqyrtohen (sharje, fjalë vulgare ose fyese; elemente të nacionalizimit agresiv, ksenofobi dhe antisemitizëm; propagandë fetare, ideologjike dhe politike, etnike dhe diskriminim tjetër, urrejtje dhe mostolerancë)

– Në fotografinë duhet të shprehet përjetimi juaj për cilësinë e ajrit të cilin thithni, anët negative të ajrit të ndotur, por edhe shembuj pozitiv për atë si ju e zgjidhni problemin me ndotjen e ajrit dhe ndikoni për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

4. Fondi shpërblyes i garës shpërblyese

Vendi i parë – pastrues për ajër Blue Air modeli Pure Blue 221.

Vendi i dytë – pastrues për ajër Blue Air modeli Pure Blue 411.

Vendi i tretë – çantë për shëtitje në mal, termos, fanellë, torbë për treg, zile për biçikletë.

5. Përzgjedhja e fituesit

Kriteri kryesor për përzgjedhje do të jetë krijimtaria, origjinaliteti dhe rëndësia e përmbajtjes së fotografisë. Mund të ketë maksimum tre (3) fitues.

Përzgjedhja e fituesve për garën shpërblyese do të zhvillohet më 16.10.2020, ndërsa fituesit do të publikohen më së voni deri më 20.10.2020.

Të gjitha fotografitë që do të arrijnë dhe plotësojnë kriteret do të jenë pjesë e ekspozitës në rrugë në transportin publik në Shkup.

Përzgjedhja e tre fotografive fituese do të bëhet nga komisioni i përbërë nga përfaqësues të Organizatorëve.

Rezultatet nga përzgjedhja e komisionit janë përfundimtare. Pyetjet eventuale dhe vërejtjet lidhur me zbatimin e garës shpërblyese duhet të dorëzohen tek Organizatori. Nëse fituesit kanë dhënë informacione të paplota/gabuara dhe/ose nëse nuk është e mundshme të njoftohen dhe/ose përcaktohet që nuk i plotësojnë të gjitha kushtet për pjesëmarrje në garën shpërblyese dhe/ose i kanë shkelur ato kushte dhe/ose nëse nuk dëshirojnë të përmbushin obligimet në përputhje me këto kushte, shpërblimi do të jepet pjesëmarrësit të parë të radhës sipas listës rendore të komisionit.

Organizatorët e mbajnë të drejtën të mos jep shpërblimin nëse:

– fituesi nuk i plotëson kushtet për marrjen e shpërblimit,

– paraqitet dyshim në besueshmërinë e të dhënave, ose për origjinalitetin e fotografisë,

– fituesi nuk ka dhënë informacionet e vërteta,

– fituesi në afat prej 7 ditëve nga fitimi i njoftimit nuk është përgjigjur mesazhit elektronik me të cilin bëhet njoftimi i fituesit për marrjen e shpërblimit,

– përcaktohet që pjesëmarrësi në garën shpërblyese ka marrë pjesë në kundërshtim të garës shpërblyese,

– në raste tjera, kur shpërndarja e shpërblimit nuk do të jetë e mundshme ose ligjore.

6. Njoftimi i fituesve

Në afat prej pesë (5) ditë nga përzgjedhja, fituesi do të njoftohet për marrjen e shpërblimit me anë të postës elektronike. Nëse fituesi në afat prej pesë (5) ditë nuk është përgjigjur në mesazhin e pranuar, do të konsiderohet që nuk dëshiron të pranojë shpërblimit. Fituesi ka për obligim gjatë marrjes së shpërblimit të identifikohet. Nëse paraqitet nevoja, gjatë marrjes së shpërblimit, fituesi mund të obligohet që të jep edhe të dhëna tjera personale për të shpërndarë shpërblimin (mbiemrin, telefonin, etj.)

Me pjesëmarrjen në garën shpërblyese, të gjithë pjesëmarrësit në garën shpërblyese drejtpërdrejtë pajtohen me publikimin e të dhënave të tyre personale si autorë të fotografive (emri dhe mbiemri) në rrjetet sociale dhe ueb faqen zyrtare të Ambasadës së Suedisë në Shkup dhe të Eko-Svest.

7. Përgjegjësia e organizatorëve

Organizatorët e garës shpërblyese e mbajnë të drejtën për plotësim dhe ndryshim të këtyre kushteve si dhe obligohen gjatë secilit ndryshim ose plotësim të bëjnë publikime në ueb faqet e tyre.

Organizatorët nuk marrin asnjë përgjegjësi për:

– çfarëdo incidente ose dëme të cilat do të ndodhin për shkak të përdorimit (përdorim dhe/ose çlodhje) të shpërblimeve të dhënë, me çfarë fituesit drejtpërdrejtë pajtohen dhe i pranojnë;

– në rast të funksionimit të padrejtë të internetit ose (mos)funksionim të postës elektronike, linjave telefonike ose pajisje tjera të cilat mundësojnë zhvillimin e kësaj gare.

– infektimi i kompjuterëve me viruse ose sulm nga një person i tretë në kompjuter të pjesëmarrësve dhe për pasojat e lidhjes së pjesëmarrësve në rrjetin. Organizatorët nuk janë përgjegjës për çfarëdo dëmi, të bërë pjesëmarrësit, pajisjes së tij kompjuterike, telefonit të mençur ose të dhënave të ruajtura në ato pajisje, si dhe për pasojat personale dhe profesionale të cilat mund të dalin për pjesëmarrësit.

Organizatorët obligohen që të përdorin të gjitha mjetet, bashkë me dhënësit e shërbimeve, me qëllim që sistemi për përzgjedhje të fituesve dhe dhënies së shpërblimeve të jetë në përputhje me rregullat e garës shpërblyese.

Në rast të jashtëzakonshëm të ndërprerjes së parakohshme të garës shpërblyese për arsye të cilat nuk varen nga Organizatorët (fuqi e madhe, etj.), ata e mbajnë të drejtën për të dhënë shpërblimet në mesin e atyre të cilët marrin pjesë në garën shpërblyese deri në momentin e ndërprerjes ose të përfundojnë gjegjësisht të ndalojnë garën pa asnjë obligim ndaj pjesëmarrësve. Për këtë vendim pjesëmarrësit do të njoftohen me anë të mediave. Në rastet konkrete, organizatorët nuk përgjigjen për dëmin eventual të shkaktuar.

8. Mbrojtja e të dhënave personale

Të gjitha të dhënat personale janë të mbrojtura në përputhje me dispozitat pozitive të cilët kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale (përfshirë edhe fotografi në të cilat është publikuar pamja e pjesëmarrësit) dhe Organizatorët kanë të drejtë që të njëjtat të përpunojnë, shpërndajnë dhe në mënyrë publike i shpallin dhe/ose përdorin në ndonjë mënyrë tjetër.

Pjesëmarrësit në garën shpërblyese drejtpërdrejtë pajtohen që Organizatorët mund të përdorin të dhënat e tyre personale, të cilat i japin në kuadër të pjesëmarrjes në garën shpërblyese, për nevojat e zbatimit të kësaj gare shpërblyese.

9. Dispozicioni i rregullave për garën shpërblyese

Rregullat e garës shpërblyese janë të publikuar në ueb faqen zyrtare të Eko-Svest (www.ekosvest.com.mk).

10. Dispozita tjera

Organizatorët e mbajnë të drejtën për ndryshim të këtyre Rregullave, ndërprerje të garës shpërblyese ose ndërprerje të plotë të garës shpërblyese, nëse ajo është e nevojshme në kuptimin ligjor, teknik ose komercial. Organizatorët do të njoftojnë pjesëmarrësit për gjitha ndryshimet e mundshme duke i publikua në ueb faqen e organizatorit Eko-Svest (www.ekosvest.com.mk).Thirrje për pjesëmarrje në garë shpërblyese për fotografi më të mirë “50 Nuanca të Ajrit”

Organizata Joqeveritare Eko-Svest dhe Ambasada e Mbretërisë së Suedisë në Shkup publikojnë një thirrje për fotografi më të mirë në temën “50 nuanca të ajrit”. Qëllimi i garës është të rrisim vetëdijen për cilësinë e ajrit në vendin tonë dhe të inkurajojmë praktika pozitive për ajër të pastër dhe shëndet të mirë.

Mjediset urbane janë duke u bërë gjithnjë më të populluar, dhe me atë, edhe më të ndotur, me ndikim negativ mbi shëndetin e njeriut. Andaj, të gjithë duhet të dëshmojnë dedikim që kjo gjendje të ndryshohet, dhe qytetet të transformohen në qytete më të gjelbër, më efikas në kuptimin energjetik, vende më të sigurta dhe më të shëndetshme për jetë, si për këtë brez, ashtu edhe për brezat që do të vijnë.

Gara shpërblyese për fotografi më të mirë do të jep mundësi që gjithë personat të interesuar të përcaktojnë fotografinë tyre që më së miri e pasqyron gjendjen me cilësinë e ajrit në rrethinën tonë. Fotografitë mund të shfaqen në shembuj pozitiv dhe ato negativ dhe mund të shkaktojnë emocione të këndshme dhe të pakëndshme, varësisht nga motivet e autorit.

Të gjitha fotografitë të cilat i plotësojnë kriteret, do të jenë pjesë e ekspozitës me fotografi në rrugëtim, e cila mund të vështrohet dhe shihet në transportin publik të Qytetit të Shkupit. Për tre fotografitë më të mira, të përzgjedhur nga komisioni, do të shpërblehen me shpërblimet:

Vendi i parë – pastrues për ajër Blue Air modeli Pure Blue 221.

Vendi i dytë – pastrues për ajër Blue Air modeli Pure Blue 411.

Vendi i tretë – çantë për shëtitje në mal, termos, fanellë, torbë për treg, zile për biçikletë

Gara shpërblyese për fotografi më të mirë zgjat deri më 15 tetor 2020. Të gjitha detajet dhe kriteret mund të lexohen në ueb faqen e organizatës Eko-Svest.

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Ngjarja paraprake

Real Madridi e mbylli merkaton verore pa asnjë transferim

Ngjarja e ardhëshme

Elitat komuniste në demokracin moderne

të fundit nga