Rrëfehet Gorbaçov: Një serial televiziv shkatërroi BRSS-në!

Seriali televiziv “Dallas” ishte shkaku kryesor i rënies së Bashkimit Sovjetik.

Thuhet se këto janë fjalë të që ish-udhëheqësi sovjetik Mihail Gorbaçov ia tha në vitet 1980 njërit prej bashkëthemeluesve të duos britanike të Eurythmics, muzikantit Dave Stewart. Gorbaçov, sipas Stewartit, besonte se kjo telenovelë, e filmuar në Teksas, kishte ndikim më të madh në rënien e komunizmit më shumë se gjithçka tjetër, sepse, sipas Daily Mail-it, ajo u hapte një pamje të mënyrës perëndimore të jetës për rusët.

Stewart thotë se Gorbaçov në bisedë përmendi kohën në fund të viteve 1980, pak para shembjes së BRSS-së. Vite më parë, serialet televizive dhe muzika perëndimore ishin ndaluar, por “Dallas” kishte depërtuar me gërshërëve të rreptë të censurës sovjetike.

– Gorbaçov më tha atëherë se besonte se Rusia Sovjetike ishte përmbysur nga fakti se nuk kishin mundësinë të shikonin serialet perëndimore. Njerëzit ishin të irrituar për këtë. Seriali “Dallas” disi u fut në Rusi. U transmetua përmes kasetave VHS dhe rusët pastaj filluan të kuptojnë se si jetojnë njerëzit në Amerikë. Ato gjysmë ore kishin një ndikim më të madh mbi ta se gjithçka më parë – kujtoi Stewart fjalët e Gorbaçovit, raporton Daily Mail.

Ngjarja paraprake

Zëvendësministri i MKRS-ës: Do të ndajmë pensione për veteranët e sportit

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti Meta publikon letrën që i ka dërguar Ramës, Ruçit dhe Manastirliut, ja çfarë iu kërkon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian