rrebeshe dhe stuhi parashikimi i motit per fundjaven sherbimi meteorologjik ushtarak temperaturat pritet te pesojne nje renie te ndjeshme 66e45ea766aa7

Rrebeshe dhe stuhi, parashikimi i motit për fundjavën! Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme

September 13, 2024
1 minut lexim

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Por, për ditën e nesërme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri në orët e mesditës reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë. Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.

Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dyja vlerat (si në ato darkës  ashtu dhe ato të mesditës). Në relievet malore vlerat minimale pritet të arrijnë vlerat deri në 7 grad celcius ndërsa ato të mesditës jo më shumë se 22-24 grad përgjatë ultësirës perëndimore. Vlera këto që janë disa gradë më pak sesa mesatarja mujore klimatike për vendin tonë.

MARKETING

RENT A CAR

deputeti austriak kosova te pranohet ne unesco ne vitin 2026 66e45b23402ba
Story i mëparshëm

Deputeti austriak: Kosova të pranohet në UNESCO në vitin 2026

polici qellon per vdekje te arrestuarin per blasfemi pasi e shpetoi nga turma e terbuar ne pakistan 66e465ed3b22a
Story i radhës

Polici qëllon për vdekje të arrestuarin për blasfemi pasi e shpëtoi nga turma e tërbuar në Pakistan

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë