Rrebesh gola në Newcastle, Manchester City nuk gabon

Në stadiumin “St. James’ Park” në Newcastle, u shënuan shtatë gola në sfidën mes Newcastles dhe Manchester Cityt.

Kampioni i ri, Manchester City, nuk gabon në udhëtim, duke importuar tre pikë. 

Ata e mposhtën me rezultat 4:3 Newcastlen. 

Image

Ndeshje me kthesa në rezultat (1:0, 1:2, 3:2, 3:4) por “qytetarët” nuk lejojnë që të befasohen nga vendasit. 

Futbollisti Ferran Torres është lojtar i ndeshjes, shënoi het-trik dhe më i merituari për fitoren e Cityt.

Për Manchester Cityn shënuan Cancelo (39′), Torres (42′, 64′ e 66′) dhe për Newcastlen realizuan Krafth (25′), Joelinton 45+6′) e Willock (62′ – në minutën e 61-të dështoi nga penalltia).

Manchester kryeson me 83 pikë dhe Newcastle renditet në vend të 16-të me 39 sosh.

Ngjarja paraprake

Lingard bëhet objektiv i Borussia Dortmundit, por ka konkurrencë nga PSG-ja

Ngjarja e ardhëshme

Tea nis pushimet në Dubai, ja kush e shoqëron

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian