Rrahu të riun në makinë, lirohet reperi Fero, do ta presë në shtëpi vendimin final

Reperi shqiptar, Feronit Shabani i njohur si Fero, është liruar sot (e martë) nga paraburgimi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i reperit, Ilir Shaqiri.

“Sot kemi pranuar aktvendimin nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku klientit tim i është ndërprerë masa e paraburgimit”, ka thënë Shaqiri.

I pyetur se si ka arritur deri te marrëveshja, avokati tha se ka pasur pajtim mes palëve.

“Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka qenë falë një provokimi, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitetin e situatës. Dy palët janë pajtuar, Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakoordësi dhe janë pajtuar”, ka thënë Ilir Shaqiri.

Pavarësisht pajtimit, Gjykata e Gjilanit pritet t’i shqiptojë një dënim reperit gjilanas, i cili ende nuk është vendosur.

“Po, dënim do të ketë, ne po e presim vendimin final ku do të na kumtohet se me çfarë dënimi do të pasojë vepra e kryer nga klienti”, përfundoi avokati.

Fero është duke u gjykuar për veprën ‘Sulmi’, pasi në mediat online qarkulloi një një video e tij, ku shihej duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari në makinën e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thatësira në Evropë mund të jetë më e rënda e regjistruar ndonjëherë

Story i radhës

Projektet argëtuese të qeverisë, FSHZH i Dritan Agollit hap tender, 11 mln euro për pistë garash me makina në Elbasan

Të fundit nga