Rrahmani: Privilegj që jam pjesë e Kosovës

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, për herë të parë është ftuar nga Kosova për ndeshjet zyrtare.

Rrahmani është krye top-shënues në Superligën e Kosovës dhe i vetmi në kampionatin tonë i ftuar nga Alain Giresse.

Ai ka folur për ftesën, ndeshjen me Izraelin edhe objektivat e Kosovës në këto eliminatore.

“Është një ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e Kombëtares së Kosovës. Unë këtu jam lindur dhe rritur si futbollist. Shpresoj ta ndihmojë ekipin në objektivat e tij dhe të kualifikohemi në Euro 2024”.

“Izraeli? Besoj në rezultat pozitiv, pasi kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe të gjithë janë në ecuri të mirë në klubet e tyre. Shpresoj ta dëshmojnë këtë edhe në ekipin kombëtar dhe pse jo të arkëtojmë tri pikë atje”.

“Përfaqësues i Superligës në kombëtare? Patjetër është një privilegj. Zgjedhja e trajnerit Alain Giresse më ka dhënë motiv jashtëzakonisht shumë që të vazhdojë me gola në Superligë.

Por, fillimisht shpresoj të nxjerrim rezultate pozitive me kombëtaren e pastaj të vazhdojë me përmbushjen e objektivave me klubin”, ka thënë Rrahmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve

Story i radhës

Dita e parë e Ramazanit/ Plaku thotë: Groshën e mirë e bën “domaqinka e mirë” (VIDEO)

Të fundit nga