Rrahmani dhe Hysaj me Napolin nuk arrijnë me shumë se një pikë

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, startuan nga minuta e parë për Napolin dhe nuk arrijnë më shumë se një pikë, ndahen baras 3:3 në fushë të Sassuolos.

Futbollisti Rrahmani luajti tërë takimin dhe Hysaj u zëvendësua në minutën e 73-të.

Për Sassuolon shënuan Maksimoviq (34′-nga penalltia), Berardi (45+1′-nga penalltia), Caputo (90+4′-nga penalltia) dhe për Napolin Zielinski (38′), Di Lorenzo (72′) e Insigne (89’-nga penalltia).

Pas javës së 25-të në Serie A, Napoli është në vend të pestë me 44 pikë dhe Sassuolo e 8-ta me 36.

Ngjarja paraprake

Nënkryetari i PSD-së për bashkimin kombëtar: Shqiptarët kanë të drejtë për vetëvendosje

Ngjarja e ardhëshme

Në muajin e 9-të të shtatzënisë, Sabi Osmani i dhuron bebushes kujtimin e bukur ende pa ardhur në jetë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian