Rrahje në Pejë, një person përfundon në spital, policia arreston dy të dyshuar

Një përleshje fizike ka ndodhur sonte në mbrëmje në Pejë, në rrugën kryesore që të çon tek ‘Maja e zezë’, ku dy persona kanë rrahur një tjetër.

Policia është informuar përmes qytetarëve dhe ka reaguar menjëherë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Ka ndodhur një rrahje. Dy persona të dyshuar e kanë rrahur një tjetër. Viktima ka pësuar frakturë në pjesët e fytyrës dhe po merr tretman në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës. Dy të dyshimtit i kemi arrestuar dhe tani po merren në pyetje. Të njejtit mbeten në arrest”, deklaroi Elshani.

Elshani tutje shtoi se njësitet policore, për shkak të zhvillimit të hetimeve, kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me heimin e rastit.

Ngjarja paraprake

Erion Dasho: Shqiptarët kanë shpenzuar 15 milionë euro për t’u kuruar në Turqi, 400 mijë euro çdo ditë

Ngjarja e ardhëshme

Donald Trump pritet t’i tërheqë trupat amerikanë nga këto dy shtete

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian