Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajër

Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajërRrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajërPublikuar 11:47 17 Tetor, 2021Në Gostivar pas mesnate ka pasur rrahje mes dy grupeve, ndërsa përleshja është ndërprerë pas ndërhyrjes të policisë, pasi rasti ishte raportuar nga qytetarët, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.Advertisements“Më datë 17.10.2021 në orën 02.40, në SPB Tetovë personi A.T. (25) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00.40 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar pranë një objekti hotelerik pas një zënke verbale që kishin patur paraprakishte brenda lokalit me personat A.N. Dhe I.N. nga Gostivari, të njëjtit bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta, kurse njëri prej tyre kishte nxjerrë një vjet të mprehtë me të cilin e kishte kërcënuar. Pak më vonë, kishte ardhur edhe vëllai i tij M.T., por edhe atë e kishin sulmuar fizikisht. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, kishte gjuajtur disa të shtëna paralajmëruese në ajër për të qetësuar situatën”, njoftojnë nga MPB.

Ngjarja paraprake

Bujar Osmani votoi dhe ju pret sonte në shesh për të festuar

Ngjarja e ardhëshme

Ja sa është jehona e votuesve deri në orën 11

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian