Rrahje e rëndë mes kosovarëve në autostradën Kukës-Morinë, një person përfundon i therur me thikë

????????????????????????????????????

Arrestohet një 40 vjeçar, banues në Podujevë, Kosovë, pasi tentoi të vrasë me thikë një person.

Sipas njoftimit të policisë, në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasi I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I. R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe në ngarkim të shtetasit S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet të mprehtë thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.

Në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasi I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I. R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur.

Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Ngjarja paraprake

Policia e Kosovës apelon vozitësit: Gomat e dimrit duhet të vendosen nga kjo datë

Ngjarja e ardhëshme

Brenda 24 orëve, 569 gjoba për mosmbajtje të maskës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian