Rozana Radi tregon pengun e jetës

10:16 | 14 Prill 2021

Foto: Instagram

Rozana tregoi se çfarë ka peng në jetë.

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, vendosi që së fundit t’i përgjigjej pyetjeve të shumta të ndjekësve, shkruan lajmi.net.

Shumë prej tyre e pyesnin për jetën profesionale, ndërsa njëri e pyeti se çfarë i mungon më së shumti asaj.

Ajo emocionoi me përgjigjen, duke iu referuar ndarjes nga jeta e prindërve të saj, në moshë ende të re.

Teksa thotë se jeta e ka mësuar të jetojë me mungesë njerëzish të dashuri, Rozi shkruan “Do ta thoja, por fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin. Kam dhe unë pengjet e mia. Jeta më ka mësuar të jetoj me mungesa njerëzish të dashur”.

Ndryshe, këngëtarja kohën e fundit është më shumë e përqendruar në biznes, ndërsa muzikën e ka lënë paksa anash. /Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Fury konfirmon: Lufta me Joshuan do të ndodhë 100%

Ngjarja e ardhëshme

Juventusi e shet Ronaldon për 25 mln euro, dy klubet ku mund të transferohet ai

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian