Rovena Daja: Nëse këto dy javë ulet numri i infektimeve, do hapim universitetet

Epidemiologia Rovena Daja u shpreh në Euronews Albania se javët e fundit ka pasur një rritje të infektimeve tek të rinjtë, pasi nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

“Normalisht që moshat që janë më të vjetra që kanë sëmundje shoqëruese janë më të kujdesshëm, përdorin maska, mbajnë distancën me njëri-tjetrin. Ndërsa moshat e reja grumbullohen më shumë, sepse është i vërtetë fakti që tek moshat e reja kalon më lehtë”, u shpreh ajo.

Zonja Daja theksoi se hapja e universiteteve varet nga shifrat e dy javëve të fundit, sa i përket numrit të infektimeve.

“Në fakt për studentët do ishte mirë që universitet të hapeshin, por realisht duhet të shikojmë të dhënat e këtyre dy javëve”, tha ajo.  

“Meqë dy javët e fundit të dhjetorit kanë qenë Krishtlindjet dhe Viti i Ri dhe njerëzit janë grumbulluar, kemi një frikë se mund të kemi një rritje të rasteve. Do të analizojmë të dhënat e dy javëve që jemi në vazhdon. Nëse numri i rasteve do të na ulet pse të mos hapen, por nëse numri i rasteve do të na rritet, jemi të detyruar që të mos i hapim universitet”, u shpreh më tej mjekja.

Sa i përket mutacionit anglez, ajo tha se nuk kemi kapacitet laboratorike për ta përcaktuar nëse është apo jo në Shqipëri.

“Ne nuk kemi shumë informacion se nuk kemi kapacitet laboratorike për ta kapur në Shqipëri. Nuk e dimë që është ose jo”, përfundoi mjekja.

Ngjarja paraprake

Fotografitë e babait kroat me djalin në krah, po bëjnë xhiron e botës

Ngjarja e ardhëshme

Pandemia rrit fitimet e Samsung

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian