Rotacioni për kthimin e 46 diplomatëve nga presidenti, është veprim i duhur por i vonuar!

Nëpër forumet e ndryshme të institucioneve të shtetit, në partitë politike dhe në debatet e Shoqërisë Civile u debatua shumë here për punën e Ministrisë dhe ambasadoreve të Kosovës nëpër vendet e ndryshme te botës.

Praktika e deri tanishme ka tregua se caktimi dhe akreditimi i ambasadorëve dhe i diplomatëve është bërë pa analiza të duhura pa ndonjë kriter të caktuar me rastin e përpilimit të listave të cilat kanë dal nga forumet e ngushta apo nga liderët e partive politike.

Kjo praktikë për ti rehatuar individët e caktuar, apo militantët partiak ka krijua nepotizëm, përmes të cilit në fushën e diplomacisë së jashtme ka pasur lëshime të natyrave të ndryshme të cilat kanë ndikua drejtpërdrejte edhe në ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shteteve të ndryshme nëpër Botë.

Mjerisht në Kosovë ambasadorët dhe diplomatët tjerë janë emërua përmes çelësit politikë e shumë pak ambasadorë janë zgjedhur apo emërua në bazë të profesionit dhe përgatitjes si dhe përvojës së karrierës diplomatike.

Rotacioni në sferën e diplomacisë është proces normalë i cili zbatohet në të gjitha shtetet demokratike të Botës.

Dihet se mandati i ambasadorit zgjatë 4 vite dhe është normale që ambasadorët apo konsullët pas kryerjes së mandatit duhet të kthehen mbrapa, duke i analizua dhe vlerësua rezultatet e punës së tyre në vendet ku kanë shërbye.

Dekreti i Presidentit Hashim Thaçi që të kthehen në vend 46 ambasadorë dhe diplomatë tjerë, është një vendim plotësisht i arsyeshëm dhe i nevojshëm por mjerisht i vonuar.

Performanca e disa ambasadorëve dhe diplomatëve nëpër shtetet të ndryshme ku kanë shërbye, ka qenë zhgënjyese.

Ambasadorë dhe diplomatë të Kosovës në diplomacinë e jashtme kanë qëndrua deri në 11 vite, më shumë për interesat e tyre familjare, duke i shkolluar fëmijët nëpër Kolegje të ndryshme prestigjioze.

Duhet theksuar se rasti i kthimit të ambasadores Vlora Çitaku nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një vendim racionalë të cilin e imponon ligji dhe rregullativa në fuqi e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të autoritetit të institucionit të Presidentit të Republikës.

Është koha dhe momenti aktualë të cilinë e imponojnë rrethanat politike dhe gjeostrategjike në botë që institucionet e Shtetit të Kosovës të jenë në nivelin e vetëdijes dhe përgjegjësisë me rastin e emërimit të ambasadorëve të ri nëpër vendet e ndryshme të Botës.

Kosova është në udhëkryq , dhe vetëm personalitet e ngritura, të shkolluara, të përgatitura në aspektin profesionalë dhe diplomatikë të karrierës mundë të sjellin rezultate dhe punë të mira shtetit të Kosovës.

Partitë politike duhet që sa më parë ta ndërrojnë qasjen ndaj shtetit dhe ta ndërprejnë mënyrën e përcaktimit të listave të ambasadorëve partiak.

Spekulimet të cilat po përfolën për disa emra të mundshëm për ambasadorë, të cilat janë pjesë e familjeve të liderëve partiakë apo farefis të klaneve partiake nëse janë të vërteta janë propozime të papranueshme, dhe denigruese për demokracinë dhe për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Ngjarja paraprake

Zgjedhjet në PD, surpriza në Korçë, Balliu dhe ish-kryebashkiaku i Pogradecit skualifikohen nga lista

Ngjarja e ardhëshme

Turqia raporton 1.581 raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian