Rosie dhe Jason bëhen prindër për herë të dytë

Rosie Huntington-Whiteley dhe partneri i saj aktori Jason Statham janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze.

Ka qenë vetë modelja që ka konfirmuar lajmin me një foto të ëmbël të vogëlushes, në karrocë, duke treguar që vajza ka lindur në 2 shkurt.

Rosie gjithashtu shkroi që emri i vajzës është Isabella James Statham.Rosie njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë në fund të gushtit 2021 përmes një selfie në Instagram, në të cilën ajo tregonte barkun rrumbullak, me një fustan të firmës së njohur Bazilika- një markë që ajo e ka veshur gjatë gjithë shtatzënisë.

Image

Foto e publikuar nga çifti

Kujtojmë që çifti ka dhe një djalë katër vjeçar, Jack Oscar.

Image

Rosie dhe Jason

Image

Rosie dhe Jason

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Giovinco firmos me Sampdorian

Story i radhës

Danimarka nis bombarduesit në Baltik

Të fundit nga