Rosberg: Unë votoj për Lewisin

Edhe pse Max Verstappen ka 12 pikë avantazh ndaj Lewis Hamilton në garën për titullin kampion për pilotë në Formula 1, ish-kampioni i botës, Nico Rosberg, mendon se do të jetë britaniku ai që do të shpallet kampion.

Piloti gjerman ka votuar për ish-shokun e tij të skuadrës, duke u shprehur se përvoja e Hamilton do të bëjë diferencën.

Unë votoj për Lewis, për përvojën e tij dhe për faktin se në fund është gjithnjë ai që fiton. Është e vështirë për ta mposhtur në pistë. Në një mënyrë apo tjetër ai mund ta fitojë edhe këtë titull”, tha Rosberg.

“Makinat dhe pilotët janë në të njëjtin nivel dhe asnjë skuadër tjetër nuk arrin të ndërhyjë në këtë garë mes Red Bull dhe Mercedes.

Garat e fundit do të vendosen nga detajet dhe kam frikë se mund të ndodhin shumë surpriza. Asgjë nuk ka përfunduar deri sa të zhvillohet edhe gara e fundit”, tha Rosberg.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Xhelaz Mziu nxjerr foton në Kuvend dhe ngre akuza të rënda

Ngjarja e ardhëshme

Sa e bukur Nora në këtë foto

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian