​Rooney: United duhet ta lejojë largimin e Ronaldos

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, i ka bërë thirrje drejtuesve të Djajve të Kuq që ta lënë sulmuesin Cristiano Ronaldo të largohet nga klubi.

Lojtari portugez iu ofrua klubeve të shumta gjatë verës, por përveç një oferte të pasur nga Arabia Saudite, në “Old Trafford” nuk mbërriti asnjë propozim zyrtar.

“United duhet ta lërë Cristianon të largohet. Arsyeja nuk është se Ronaldo nuk mund të luajë, por personalisht më duket se ky United nuk është gati për të luftuar për tituj dhe përpjekja duhet të jetë që të formohet një ekip që mund të fitojë ligën në tre ose katër vjet”, tha ai.

Trajneri i DC United amerikan thekson se klubi nga “Old Trafford” duhet të ketë plane afatgjata.

“Nëse historitë rreth Cristiano-s që dëshiron të largohet nga klubi janë të vërteta, atëherë United duhet ta lërë të shkojë dhe të marrë një numër 9, i cili do të jetë në klub për tre deri në katër vjetët e ardhshëm dhe të ndihmojë në ndërtimin e një ekipi të suksesshëm. Duhet t’i japim kohë trajnerit Erik ten Hag për ta bërë këtë”, tha Rooney.

Në fillim të Premier Ligës, Manchester United u mposht nga Brighton 2:1 në stadiumin e tyre dhe Ronaldo pati një shans në pjesën e dytë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gross pas fitores ndaj Manchester Utd: Nuk mund të kërkojmë më shumë se kaq

Story i radhës

​Hyn në fuqi armëpushimi në Gaza

Të fundit nga