Vazhdon të flitet për Wayne Rooney. Ish-lojtari i Everton, Manchester United dhe Anglisë, trajner aktual i Derby County, në turin mediatik për prezantimin e dokumentarit të ri për jetën e tij, i është rikthyer problemit të tij me varësinë ndaj alkoolit.
Rooney deklaroi se “në momentet më të ulëta psikologjike kishte frikë se mund të vdiste ose të vriste dikë. Mund të isha me vajza, në gjendje të dehur, ose bëja gjëra të tjera.
Po, po, mund të vrisja dikë ose madje t’i bëja më të keqen vetes time. E dija që kisha nevojë për ndihmë, si për të shpëtuar veten, ashtu edhe për të shpëtuar familjen time”.
36-vjeçari anglez shtoi: “Dhjetë, pesëmbëdhjetë vite më parë, nuk mund të hyja në dhomën e zhveshjes dhe të thoja: Po luftoj me alkoolin, po luftoj me shëndetin tim mendor”.