Ronela së shpejti do ta publikojë këngën e saj të parë në italisht

Menjëherë posa u kthye nga “Eurovisioni”, këngëtarja Ronela Hajati, i ka përvjelur mëngët për të punuar projektin e ri muzikor.

Veçse kësaj radhe ajo nuk do të këndojë në gjuhën shqipe.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja.

Hajati tha se kënga e parë do të jetë në gjuhën italiane.

“Le të festojmë këngën e parë italisht që po bëj”.

Ronela Hajati, e ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”, që është mbajtur në Torino të Italisë.

Këngëtarja shqiptare nuk ka arritur ta zë një vend në finale.

Ajo ishte në qendër të kritikave për paraqitjen që kishte bërë.

Hajati në këtë festival u paraqit me këngën “Sekret”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gruaja e Zelenskyt: Putini nuk do të ndalet edhe nëse…

Story i radhës

​Lindja e Republikës italiane

Të fundit nga