Ronela Hajati paralajmëron këngën e re “TQR”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, duket se është në finalizim të këngës së re.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka njoftuar së fundmi se projekti i ri “TQR” do të lansohet së shpejti.

Në një paralajmërim në Instagram, ajo ka shpërndarë edhe pak nga ajo se si do të duket në klip.

Mirëmëngjes vetëm mua sot. TQR – së shpejti. Kjo fotogeafi është realizuar gjatë videoklipit të kësaj kënge”, tha ajo.

“Mezi po pres të ndaj me ju projektet e reja. Kemi punuar shumë dhe jam e sigurt që do t’i pëlqeni ato”, shtoi mes tjerash krijuesja e hitit “Sekret”.

Të shumta kanë qenë reagimet në sesionin e komenteve, shumë nga të cilët mezi po presin për këtë.

Ronela theksojmë që ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë për fansat pasi ka qenë më e angazhuar me koncerte jashtë vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazetari holandez pas fletarrestit për Putinin: Tani ai ka vetëm një opsion ose përfundon si Millosheviqi

Story i radhës

ПРИЛЕПЧАНЕЦ ОСВОИ СУПЕР МИЛИОНЕР ЏЕКПОТ ВРЕДЕН 18.936.936 ДЕНАРИ

Të fundit nga