Ronela Hajati në zi, ndahet nga jeta personi i saj i afërt!

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të preferuara të të gjithë publikut shqiptar, e cila gjithnjë ka përçuar pozitivitetin dhe gjallërinë e saj në çdo koncert apo dalje televizive.

Megjithatë, së fundmi, artistja shqiptare ka ndarë një lajm të hidhur për të me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale lidhur me ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

Këtë gjë ajo e ka njoftuar nëpërmjet një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ka ndarë dedikimin emocionues për të ndjerën.

“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi… s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës!”– ka shkruar ajo.

Rikujtojmë se Ronela do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” të 2022.

Pavarësisht se fitoi çmimin e parë, si në çdo vit edhe në këtë festival pati konstatime. Edhe pse klikimet në “Youtube” janë të shumta dhe shumë njerëz e kanë mbështetur, nuk kanë munguar komentet negative nga publiku, por edhe nge vetë artistë të tjerë, të cilët nuk e kanë suportuar fitoren e Ronelës.

Megjithatë, këngëtarja ka reaguar për herë të parë duke iu përgjigjur kritikave nga artistët e tjerë ndaj këngës së saj fituese të “Festivalit të Këngës”. Përmes një postimi në “Instagram”, Ronela shkruan se dy vitet e fundit kanë qenë nga vitet e saj më të vështirë.

Ajo e vijon shkrimin e saj duke u shprehur se urrejtja nga artistët ndaj një vajze që ka punuar gjithë jetën për artistë të tjerë është e neveritshme dhe diabolike. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bunjaki: Pesë ndeshjet e mbetura të këtij cikli na shërbejnë si përgatitje për kualifikimet e ardhshme 

Story i radhës

Ushtarët rusë në Ukrainë pa radiolidhje

Të fundit nga