Ronaldos zbulon çfarë bëhet çdo ditë në shtëpinë e tyre

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme në botë.

Ata ndajnë shpeshherë momente nga jeta e tyre private me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi, dyshja kanë pozuar në tarracën me pamje nga Torino me fëmijët e tyre mes balonave dhe lojërave shumëngjyrëshe, ku duken mjaft të lumtur.

“Pasdite dashurie pas një dite të vështirë. Sot ne festojmë si çdo ditë që e duam shumë ”, shkruante ajo krahas fotos.

Çifti duken se e duan marrëzisht njëri-tjetrin dhe këtë gjë ata nuk ngurrojnë që ta shfaqin publikisht për fansat e tyre, duke shkëmbyer zemra apo dedikime dashurie.

“Çdo ditë ne festojmë dashurinë tonë”, thotë modelja.

Nga ana tjetër, kampioni i futbollit shkruan: “Një moment i çmuar”.

Ngjarja paraprake

Rrahje e rëndë, futbollisti rrezikoi të humbiste syrin

Ngjarja e ardhëshme

A i pastrojnë vërtet kockat dentare dhëmbët e kafshëve tuaja?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian